I besoi GPS dhe ra në… kanal!

519
Sigal

Një gjerman, i cili i besonte verbërisht sistemit të navigimit, GPS, të makinës së tij, përfundoi të dilte përmes dritares së automjetit, pas rënies në një kanal, theksoi policia lokale.

69-vjeçari po ngiste automjetin në errësirë dhe me kohe me shi, në mbrëmje në qytetin Edewecht, në veriperëndim të Gjermanisë.

Sistemi i tij GPS e çoi atë nëpër rrënojat e një fabrike dhe më pas mbi buzë një kanali.

Ai arriti të shpëtojë përmes një dritare anësore para se makinën e tij të mbytej.

I baltosur dhe i lagur ai eci përgjatë një rruge derisa një automobilist u ndal dhe telefonoi për ndihmë.