Gabimet që nuk duhet të bëjmë me veshjet e zeza

498

E kemi fjalën për veshjet më esenciale që çdo femër duhet të ketë në dollapin e saj. Ato nuk dalin asnjëherë nga moda, janë të duhurat në çdo rast dhe i përshtaten çdo moshe. Ndaj, e nisim me njërin prej tyre; fustani i zi.
KËNDI I FASHIONISTEVE
Fustani i zi edhe pse i thjeshtë ka nevojë për aksesorë. Këshillohet të investosh tek këpucët ose sandalet me taka të larta. Një shall elegant, perla, rripa të vegjël mesi, vathë klasikë në filigran por edhe voluminoz, nuk duhet të mungojnë si aksesorët e duhur që shoqërojnë fustanin e zi.
E NDALUAR
Nuk mund të vishen më shumë se dy elementë me ngjyrë të zezë në një veshje. Shembull: nëse këpucët janë në sinkron ngjyrash me fustanin, atëherë çanta duhet të “ulërijë”. Pra, këpucë dhe fustan i zi, çantë e kuqe, vjollcë, e kaltër apo çfarëdo ngjyre tjetër që ju shkon. Evitoni getat ose çorapet e trasha e zgjidhni ato të holla me efekt “mishi”. Gjatësia e duhur për fustanin e zi është deri tek gjuri, ose disa centimetra më sipër.
KËSHILLA PËR BLERJE
Për të evidentuar gjoksin është mirë të zgjidhet një fustan i zi me prerje V në dekolte. E kundërta për ato femra që duan të moderojnë dekoltenë e tyre, të cilat duhet të zgjedhin prerje në formë varke. Të pasmet rimodelohen me një fustan të zi i cili ka prerje të siluetës klasike A, ndërsa barku mund të fshihet me prerjen mbi mes. Vithet tejet të gjera fshihen me një fustan që në fund ka prerje asimetrike.
DRINK CODE: Një gotë me Martini.