Gabimet që nuk duhen bërë në mëngjes

418
Sigal

Zgjimi në mëngjes është vështirësia e parë e ditës që përballemi. Tani në dimër sidomos, me temperaturat e ftohta askujt nuk i bëhet të lëvizë nga krevati. Megjithatë janë disa gabime që duhen shmangur në mënyrë që dita të shkojë sa më mirë.

Shtyrja e alarmit
Nëse ju mendoni se ato 5 apo 10 minuta që e shtyni alarmin do t’ju bëjnë që të ngopeni me gjumë në fakt nuk është aspak kështu. Në momentin që nisni të flini sërish, do t’ju zërë një gjumë i thellë dhe sapo të vijë ky moment zilja do të bjerë sërish çka do t’ju japë një ndjesi tronditjeje dhe nuk është aspak mirë për shëndetin e zemrës tuaj.

Kontrolli i email-it, gjëja e parë që bëni?

Mos u fusni direkt në gjendjen e punës. Largohuni nga kontrolli i email-it sepse do t’ju “prezantojë” me stresin që në mëngjes dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë as për ditën tuaj dhe as për shëndetin.

Konsumimi i kafesë duke u veshurNëse jeni me nxitim, më mirë lëreni konsumimin e kafesë për një moment më vonë, sepse në rast se konsumoni kafe duke u veshur apo duke bërë diçka gati, shtohet hormoni i stresit dhe në vend që të shtoni energjinë tuaj, në fakt stresoheni edhe më shumë.