Flinte me të në krevat dhe e mbajti për 16 vjet, Mike Tyson tregon pse e braktisi tigreshën Kenia

696
Sigal

Mike Tyson është një nga boksierët profesionistë më të mirë që ka njohur ndonjëherë bota.

Përveç karrierës së suksesshme në boks nga viti 1985 deri në 2005-n, Tyson njihet edhe për dashurinë e tij të veçantë për kafshët ekzotike, pasi ka pasur në pronësi shumë tigra.

Boksieri amerikan, i cili tashmë drejton një fermë kanabisi, kishte vendosur të blinte një tigër gjatë kohës që ishte në burg në vitin 1992.

Bëhet fjalë për tigreshën e bardhë të quajtur Kenia, e cila u shndërrua në një anëtar familje për 53-vjeçarin.

Ai e mbajti për 16 vjet Kenian, ndërsa së fundmi boksieri zbuloi arsyen që e detyroi të hiqte dorë nga kafsha ekzotike.

Në një intervistë për GQ Sports, Tyson u shpreh: “Kam pasur një tigër të përkedhelur, emri i saj ishte Kenia. Ajo ishte rreth 250 kg. Unë kisha një dashuri të madhe për të, kam fjetur me Kenian dhe e mbaja në dhomën time. Ajo qëndroi me mua për 16 vjet. Por pasi u plak, unë duhet të shpëtoja prej saj, pasi gjendja e saj filloi të përkeqësohej. Ajo sulmoi dikë, duke i shqyer krahun.”

Në karrierën e tij Mike Tyson ka zhvilluar 58 ndeshje boksi, 50 prej të cilave ka fituar, 6 sfida i ka humbur dhe dy barazime. 44 nga 50 ndeshjet e fituara, Tyson i ka arritur duke hedhur “knockout” kundërshtarët e tij.