Facebook Messenger vjen me një risi tek mesazhet, ja për çfarë bëhet fjalë

460
Sigal

Facebook Messenger ashtu si WhatsApp dhe Telegram, prezanton mundësinë për t’u përgjigjur mesazheve në chat me citate.

Përditësimi shpërndahet për Android dhe iOS. Kjo risi ka nisur të shpërndahet anë e mbanë Evropës.

Për të cituar një mesazh në Messenger, ju duhet të mbani shtypur tekstin që doni të citoni: karakteristika të ndryshme do të shfaqen si përgjigju ose mundësinë për të cituar mesazhin me një shigjetë.

Duke prekur tekstin apo më saktë mesazhin të cilin duam të citojmë, mesazhi nënvizohet dhe mund të shkruhet një përgjigje.

Mund të citojmë jo vetëm tekstet por edhe emojit, Gifet por edhe shënimet vokale. Ashtu si edhe bisedat e tjera.