E thonë studiuesit: Çiftet që nuk hedhin foto në rrjetet sociale janë më të lumtur

495
Sigal

Në kohën e rrjeteve sociale jeta e dikujt vlerësohet në bazë të fotogravife dhe qëndrimeve që shfaqin në profilet si Facebook dhe Instagram. Por gjykimet për ta janë shpesh të gabuara.

Hulumtuesit kanë gjetur se çiftet që nuk i përdorin mediat sociale janë më të lumtur se ata që postojnë rregullisht, sepse ata nuk e krahasojnë vazhdimisht jetën e tyre me të kolegëve ose të miqve – që gjithmonë disi duken më të mirë ose më të lumtur.

Dr. Nikki Goldstein thotë se çiftet që nuk kanë vetëbesim ose janë të pa kënaqur në marrëdhëniet e tyre, ka më shumë gjasa të kërkojnë vetëbesim duke ndarë vazhdimisht selfies në rrjetet sociale.

Më poshtë janë disa arsye interesante sipas ‘inc.com’ pse çiftet e lumtura nuk postojnë për jetën e tyre, ose postojnë shumë rrallë.

1. Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata e jetojnë momentin, vendin, kohën bashkë, pa e ndarë me të tjerët.

2.Në këtë kohë shpesh problemet në çift ndodhin shkaku i rrjeteve sociale. Jetën tuaj ruajeni për vete.

3. Lumturia e vërtetë vjen thjesht duke qenë në një marrëdhënie të shëndosh me të dashurin-dashurën tuaj.

4. Askush nuk mund të provojë diçka për të gjithë

Ne shumë shpesh harrojmë se të gjitha gjërat tonë të vërteta – marrëdhëniet tona, përvojat tona dhe ndjenjat tona – janë tonat dhe se nuk kanë nevojë për ‘Like’ dhe ‘Emojis’ nga të tjerët.