E mbajnë të fshehtë lidhjen, Romeo nxjerr zbuluar Donaldin dhe Borën

730
Sigal

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje mes moderatrores Bora Zemani dhe aktorit të ‘Al Pazar’ Donald Veshaj. Donaldi dhe Bora janë parë shumë herë bashkë dhe madje shumë shpejt do të sjellin edhe një emision bashkë të quajtur “3-shat”.

Ditën e sotme, Donaldi, Bora dhe Romeo ka qenë të ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, ku binjakët së bashku me Blerinën ishin të ftuar në shtëpinë e Borës. Ndërkohë që po drekonin, Blerina e ka pyetur Donaldin dhe Romeon se si lindi bashkëpunimi me Borën.

“Tamam tamam nuk e them dot si lindi”, tha Romeo, ndërkohë që Donaldi e ka ndërprerë duke komentuar ushqimin.

“E shikon si e ndërron temën ai”, tha Romeo teksa Donaldi dhe Bora u vendosën në siklet.