Detajet/Instagram prej sot do t’ju mbyllë llogaritë dhe do t’ju njoftojë nëse jeni gati të bllokoheni

147

Instagram thotë se është duke i mbyllur llogaritë e përdoruesve të cilët vazhdimisht thyejnë rregullat e aplikacionit.

Përveç llogarive që do të fshihen nga Instagram nëse kanë ‘një përqindje’ të thyerjes së rregullave, rrjeti social thotë se do të marrë në konsideratë edhe atë se sa shumë shkelje ndodhin brenda një sezioni të përdorimit.

“Ky ndryshim do të na mundësojë t’i forcojmë rregullat dhe t’i mbajmë njerëzit përgjegjës për atë që postojnë në Instagram”, tha kompania në një qëndrim.

Përdoruesit do të informohen gjithashtu edhe për kur dhe pse llogaritë e tyre janë mbyllur nga kompania – duke pasur gjithashtu të drejtë që të ankohen për mbylljen e llogarisë.