5 shenjat e horoskopit që nuk duhet ti tregoni kurrë sekretet

566
Sigal

“Vetëm unë ti dhe gazeta” kështu është një shprehje për njerëzit që nuk munden dot të mbajnë një sekret! Të gjithë e njohin një person të tillë , që betohet se nuk do ia tregojë askujt sekretin tënd e të nesërmen të gjithë e dinë ! Nuk është për t’u besuar asgjë ndaj kini kujdes ! Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj ! Mund t’ju vijë hidhur, por mund të ndodhë edhe të mos e gjeni veten !

Shigjetari

Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse shigjetarit i flet goja para mendjes

Dashi

Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. POR në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.

Gaforrja

Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq ! POR gaforret janë thashethemexhije.Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Binjakët

Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Peshorja

Peshorja nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke i dhënë shumë informacion! Madje nuk flet vetëm për sekretet tuaja, por edhe të tjerëve!