4 shenjat e Horoskopit që nuk do jenë kurrë bashkë

619
Sigal

Nuk ju do fati!

Dashi dhe Bricjapi

Dashi është një shenjë e zjarrit dhe personat që kanë lindur në këtë shenjë te zodiakut janë individë aktivë që i kushtojnë shumë rëndësi aspekteve fizike të jetës. Dashi është bekuar me kurajo, por disa herë bëhen të padurueshëm. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk përshtaten lehtë. Për ta qëndrueshmëria dhe besueshmëria duken të mërzitshme, monotone dhe kushtëzuese.

Ana më e theksuar e Bricjapit është shpirti i tyre konkurrues. Fatkeqësisht edhe personat e dashit janë konkurrues dhe kjo mund të jetë një pengesë serioze për të arritur një marrëdhënie harmonike. Në ndryshim me Dashin, ambicia më e madhe e Bricjapit është të shkojë përpara. Një diçka tjetër gjë që mund të ndikojë negativisht në jetën e kësaj shenje, është natyra aventureske e dashit., që bie komplet ndesh me natyrën konservatore të Bricjapit.

Demi dhe Luani

Demi ka një karakter të fortë dhe të theksuar. Personat e lindur nën këtë shenjë kanë një sens shumë të zhvilluar për estetikën; çdo gjë në ambientin e tyre duhet të jetë tërheqëse për syrin. Personat e Demit janë realist dhe racionalë, por asnjëherë nuk të japin përshtypjen e materialistit. Nga këndvështrimi profesional, nuk janë njerëzit më ambiciozë, por nga njëra anë bëjnë mirë në një ambient pune të rehatshëm. Vlerat thelbësore dhe më të rëndësishme në jetë për ta janë familjarët dhe miqtë e mirë.

Në një lidhje luani sillet si një perandor, dhe nuk është I gatshëm ta lëshojë prenë e tij. Normal që emocione të tilla mund të çojnë dhe në shpërthime xhelozie. Për më tepër, dashuria e Luanit që të vlerësohet dhe admirohet, duhet të jetë e sinqertë. Kur bëhet fjalë për një bisedë midis Luanit dhe Demit, të dy partnerët duhet të kenë fjalën e fundit. Në një situatë të tillë, krenaria e Luanit ndeshet me kokëfortësinë e Demit.

Binjakët dhe Peshqit

Binjakët janë shumë të shoqërueshëm dhe të hapur. Adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe dinë si të tërheqin njerëzit e tjerë. Për më tepër janë negociatorë shumë të aftë, por nëse nuk do të arrijnë atë që dëshirojnë, ata do të përdorin mashtrimin. Nuk janë personat më romantikë, por kanë një natyrë më spontane dhe të gëzueshme. Binjakët dashurojnë aventurat romantike, por nuk janë gati ti hyjnë një lidhjeje serioze.

Peshqit nuk mund të imagjinojnë një jetë të lumtur në një lidhje ku nuk mund të besojnë tek partneri. Shumë shpesh janë gati të bëjnë përjashtime dhe kompromise. Fatkeqësisht peshqit nuk janë gjithmonë në gjendje të kuptojnë binjakët. Dhe do ti lënë ata të irrituar dhe të zhgënjyer.

Akrepi dhe Shigjetari

Akrepi është një shenjë e ujit dhe si vet uji, personat e këtij grupi janë shumë të përshtatshëm në çdo lloj situate. Ana më e fortë e akrepit është se janë tërheqës dhe pasionantë. Janë karismatikë por edhe pak misteriozë. Një akrep nuk do të kishte kurrë vështirësi t;ju bënte ta dashuronit.

Nga ana tjetër Shigjetarët janë të hapur dhe socialë. Si akrepi, edhe personat e lindura nën këtë shenjë janë me karakter të fortë. Ja pse problemi më I madh në një lidhje Shigjetar-Akrep do të jetë lufta e egoizmit.