Sigal

Dashi

Këtë javë këshillohet që të bëni durim, sepse për fat të keq nuk do të mungojnë ditët e vështira. Venusi në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj do të ndikojë në jetën sentimentale duke jua ndërlikuar atë. Nuk do të mungojnë zënkat me partnerin, sidomos gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, atëherë kur Hënën nuk do ta keni aleate. Përpiquni të ruani qetësinë dhe prisni derisa klima të qetësohet në fundjavë. E diela do të jetë një ditë e mbarë.

Demi

Parashikohet një javë e vështirë për të lindurit në shenjën e Demit, sidomos nëse nuk jeni me pushime. E enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë me shumë fat, pasi Hëna dhe Mërkuri do të jenë në pozicion të pafavorshëm. Për pasojë mund të ndiheni nervozë. Do të hasni pengesa dhe të papritura në aspektin profesional. Shtyjini çështjet e rëndësishme për të hënën, atëherë kur Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.

Binjakët

Pritet që kjo javë të jetë e shkëlqyer. Si Mërkurin edhe Venusin do t’i keni në anën tuaj. Do të jeni të rrethuar nga dashuria dhe do t’ju shikojnë me admirim. Nuk do të mungojnë surprizat e bukura në aspektin profesional dhe do të ndiheni të vlerësuar. Edhe për sa i përket aspektit emocional do të përjetoni momente drithëruese, sidomos të martën e të mërkurën. Të dielën mund të ndiheni disi nervozë për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Hënës.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave Marsi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Gaforres. Për rrjedhojë, do të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Edhe Venusi do t’ju vërë në provë, duke theksuar tensionet mes jush dhe partnerit. Ditët më të mbara të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna. Ditët më të vështira do të jenë e marta dhe e mërkura.

Luani

Marsi do të kalojë më në fund në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe ju do të ndiheni më të fortë se kurrë. Mërkuri do të vazhdojë të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj sociale dhe në aspektin profesional. Venusi do të ndikojë në forcimin e lidhjes tuaj, duke jua mbushur ditët me dashuri dhe pasion. E ç’mund të kërkoni më shumë? Ditët më të mbara të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Ndërsa të enjten dhe të premten mund të hasni ndonjë të papritur.

Virgjëresha

Java do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna e kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë dhe fati do të jetë në anën tuaj. Edhe e enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë shumë të mbara. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të rimerrni forcat. Do të ndiheni të shpërblyer edhe në aspektin sentimental. Bëni kujdes të mos bini pre e provokimeve të partnerit ditën e diel…

Peshorja

Ju të lindurit në shenjën e Peshores, me Venusin në anën tuaj do të ndiheni kaq joshës sa do të mund të bëni për vete kë t’ju dojë zemra. Mos hezitoni ta hidhni ju hapin e parë! Ditët më të mbara të javës do të jenë e marta dhe e mërkura, atëherë kur Hëna në shenjën tuaj do t’ju dhurojë emocione të forta. Mërkuri në pozicion të favorshëm do të ndikojë që të keni një jetë sociale intensive ku nuk do të mungojnë takimet me njerëz interesantë. Do të argëtoheni pa masë.

Akrepi

Më në fund Marsi do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën e Akrepit. Pavarësisht vështirësive me të cilat do t’ju duhet të përballeni, do të ndiheni më të çlodhur dhe me energji të reja. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm vazhdon t’ju krijojë pengesa si në aspektin personal edhe në atë profesional. Shtyjini çështjet e rëndësishme për të enjten, të premten dhe të shtunën, atëherë kur Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë që t’ju buzëqeshë fati.

Shigjetari

Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Shigjetarit, me përjashtim të ditës së hënë gjatë së cilës mund të ndiheni disi nervozë. Do ta keni në anën tuaj edhe Venusin, edhe Mërkurin. Do të keni takime interesante që do të ndikojnë për mirë si në aspektin profesional edhe në atë personal. Ditën e diel, me Hënën në shenjën, tuaj do të përjetoni surpriza të bukura.

Bricjapi

Këtë javë planeti Mars do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar shumë energji dhe duke ju bërë të ndiheni të sigurt. Kështu do të mund të kaloni më lehtë dhembjet shpirtërore të shkaktuara si pasojë e ndikimit negativ të Venusit. Ditët më të vështira të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Për fat, situata do të përmirësohet së tepërmi në fundjavë.

Ujori

Këtë javë do të keni fat në dashuri. Mërkuri do të jetë në pozicion të pafavorshëm për ju, ndërsa Venusi do të ndikojë pozitivisht. Do të keni gjithë mbështetjen e nevojshme nga një njeri mjaft special për ju. E marta, e mërkura dhe e diela do të jenë ditë emocionuese dhe të mbushura me pasion. Të enjten dhe të premten mund të hasni pengesa në aspektin profesional.

Peshqit

Më në fund Marsi do të kthehet nga shenja juaj dhe do të gjeni sërish ekuilibrin psikofizik, pas një periudhe të vështirë në aspektin sentimental. Atyre që ju është dashur të përballen me ndarjen nga partneri, më në fund do të gjejnë forcën dhe ekuilibrin. Dita e hënë do të jetë disi e vështirë, për shkak se Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të ndjeni se keni mbështetjen e planetëve.