Sigal

Pa dyshim, mikrovala është një prej elektroshtëpiakeve më të përdorura në shtëpitë tona dhe jo vetëm, pasi na lejon të kursejmë goxha kohë në përditshmëri.

Parimi i funksionimit të saj janë valët elektromagnetike të cilat vibrojnë molekula uji dhe këto të fundit, duke çliruar nxehtësi gjatë këtij fenomeni, ngrohin ushqimet. Megjithatë, mikrovala ka edhe disa përdorime të tjera që nuk kanë lidhje tamam-tamam me kuzhinën. Ja 10 prej tyre:

Çfarë është më e mirë se një kamomil relaksues para gjumit? Më mirë akoma nëse është i ëmbëlsuar me pak mjaltë. Nëse mjalti që keni në vazo ka ngrirë (gjatë dimrit ndodh) thjesht vendoseni në mikrovalë vazon pa kapak për ta shndërruar në mjalë të lëngshëm vetëm në një minutë. E njëjta gjë vlen edhe për sheqerin e kripën kur ngrijnë. Hidhini në një pjatë dhe më pas ngrohini për disa sekonda.

Duhet të përgatisni një ëmbëlsirë që kërkon përdorimin e frutave të thata? Vendosini në mikrovalë në temperaturën maksimale dhe pas disa minutash, i keni gati.

Duhet të prisni një qepë në feta? E dini se në qoftë se e lini për 30 sekonda në mikovalë do t’ju lejojë të mos lotoni?

Sterilizoni vazot para se t’i mbushni me marmalatë dhe konservat e tjera të bëra në shtëpi. Mjafton t’i vendosni në furrën e mikrovalës për 30 sekonda para se t’i keni larë dhe tharë.

Pastroni dhe higjienizoni sfungjerët e enëve. Vendosini në një tas me ujë me sodë ose limon apo uthull dhe lërini për 5 minuta në mikrovalë në fuqinë maksimale.  Pastaj shtrydhini dhe përdorini përsëri. Kështu mund të veproni edhe me sfungjerët e make up-it.

Larje emergjence. Nëse keni mbetur pa të brendshme ose  pa asnjë palë çorape të lara, vendosini në një tas me ujë e sapun. Vendosini në mikrovalë për disa minuta dhe njollat do t’u hiqen me shumë lehtësi, sidomos nëse përdorni dhe një furçë të vjetër dhëmbësh.

Mos e hidhni poshtë maskarën. Gratë e dinë, mund të ndodhë që të harrojnë hapur maskarën (rimelin) dhe ai të thahet. Një minutë në mikrovalë me fuqi të ulët e kthen përsëri kremoz dhe gati për t’u përdorur. S’do t’u iki aspak dëm.

Lëngu i shtrydhur i frutave. Para se t’i kaloni në shtrydhëse portokajt, qitrot, limonat dhe agrumet e tjera, vendosini në mikrovalë për dy minuta në fuqi të ulët. Do të jenë më të buta dhe më të thjeshta për t’u shtrydhur dhe do të lëshojnë gjithë lëngun e tyre aromatik.

Argëtohuni me fëmijët. Merrni bojrat e vjetra prej plumbi ose të thyera dhe shkrijini në mikrovalë për të krijuar ngjyra të reja.