Zbulohet skeleti i zogut që jetoi 120 milionë vjet më parë

125

Një nga zogjtë e parë në botë që fluturoi mbi dinozaurët 120 milionë vjet më parë është zbuluar në Japoni.

Me përmasat e një pëllumbi, krijesa kishte pendë gri dhe kafe. Ajo mund të tundte bishtin e saj, dhe ndoshta të përplasë krahët e saj dhe të fluturonte.

Me emrin Fukuipteryx, kockat e saj të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme u gjetën të skalitura në një shkëmb shumë të hershëm.

Kjo është periudha kur zogjtë e vërtetë filluan të shfaqen. Fukuipteryx është zogu i parë primitiv nga kjo kohë që gjendet jashtë Kinës.

Jetonte pranë lumenjve dhe përrenjve dhe mund të ketë qenë pre e pterosaurëve dhe dinozaurëve. Në mënyrë të konsiderueshme, rruazat kurrizore janë shkrirë në një shufër ose ‘pygostyle’, një pllakë trekëndore që gjendet në fund të shtyllës kurrizore për të mbështetur pendët e bishtit, dhe sot është një tipar themelor i zogjve modernë.

Kjo tregon seFukuipteryx ishte shumë më e përparuar sesa Arkeopteryx i cili dikur cilësohej si zogu i parë në botë.

Autori kryesor Dr. Takuya Imai, nga Instituti i Kërkimeve të Dinozaurëve në Universitetin e Fukui, në Japoni, tha që kjo do të thotë se zogu nuk fluturoi ashtu siç bëjnë zogjtë modernë. Ai rrëshqiste ose tentonte për të fluturuar në një distancë të shkurtër.

Zogu banonte në një mjedis me ujë. Klima ishte e butë. Rajoni ishte i ngrohtë dhe i lagësht në të shumtën e kohës, me një sezon të shkurtër dhe të thatë.