Sigal

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e një anijeje në brigjet e Portugalisë duke theksuar se ky është zbulimi më i rëndësishëm nënujor në vend gjatë dy dekadave të fundit. 

Këshilli Bashkiak i Cascais, një qytet pranë Lisbonës, tha sot se anija e gjetur është rreth 400-vjeçare dhe kishte transportuar erëza midis Indisë dhe Portugalisë. 

Ekipi i shkencëtarëve beson se anija po kthehej nga India kur u mbyt diku midis viteve 1575 dhe 1625. 

Në vendin e mbetjeve të anijes u gjetën piper dhe guaska që u përdoreshin si monedhë në tregtinë e skllevërve dhe pjesët e bronzta të artilerisë. 

Gjatë gërmimeve paraprake, janë gjetur mbetjet e porcelanit që datojnë nga fundi i shekullit të 16 dhe fillimit të shekullit 17. 

Kryebashkiaku Carlos Carreiras tha për Guardian ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që do të përforcojë identitetin kolektiv dhe vlerat e përbashkëta të tyre.

foto galeri foto galeri foto galeri