Zbulohen 83 monstra në univers

586
Sigal

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve thotë se u gjetën 83 vrima të zeza super masive në fundin e skajshëm të universit.

“Është e mrekullueshme që këto objekte masive të dendura ishin në gjendje të formoheshin kaq shpejt pas Big Bengut”, tha Michael Strauss, një profesor i shkencave astrofizike në Universitetin Princeton.

“Mënyra se si vrimat e zeza mund të formohen në universin e hershëm, dhe sa të zakonshme janë, është një sfidë për modelet tona kozmologjike”.

Zbulimi u bë nga 48 astronomë anembanë botës që përshkruan gjetjet në gazetën Journalin Astrofizik.

Konstatimi u bazua në të dhënat e marra me Hyper Suprime-Cam, një “instrument i fundit” në Teleskopin Subaru në Observatorin Kombëtar Astronomik të Japonisë, në Haëaii, të cilin studiuesit e kombinuan me leximet nga tre teleskopët më të fuqishëm në mbarë botën.

Studiuesit shpresojnë që më shumë grumbullime dhe analiza të hedhin dritë mbi atë se si formuan disa nga vrimat e zeza më të hershme në univers.

“Vrimat e zeza që zbuluam do të jenë një subjekt interesant për vëzhgime të mëtejshme në vazhdimësi me pajisjet aktuale dhe të ardhshme”, tha Yoshiki Matsuok, një studiues në Universitetin Ehime, i cili ka punuar në këtë zbulim.

“Ne gjithashtu do të mësojmë rreth formimit dhe evolucionit të hershëm të (vrimave të zeza super masive), duke krahasuar dendësinë e numrit të matur dhe shpërndarjen e ndriçimit me parashikimet nga modelet teorike”.