Whatsapp pritet të ndërmarrë veprime ligjore kundër përdoruesve që abuzojnë me mesazhet

151

WhatsApp do të ndërmarrë veprime ligjore kundër përdoruesve që abuzojnë me mesazhet.

Kompania shpreson që të ndalohet abuzimi i shërbimit të ofruar nga përdoruesit falsë, të cilët dërgojnë mesazhe në shumë numra. Deri tani këta përdorues janë bllokuar dhe u është hequr aksesi nga shërbimet e WhatsApp-it, por kompania ka vendosur që të ndëshkohen të gjithë ata që abuzojnë.

Në hapësirën e pyetje-përgjigjeve nga Facebook-u, kompania që zotëron WhatsApp-in, nga data 7 dhjetor ka publikuar se mesazhet automatike dhe abuzimet me shërbimin nuk do të tolerohen.

“WhatsApp është bërë për mesazhe private dhe ne kemi vendosur disa limite, më shumë se 2 milionë profile janë bllokuar në gjithë globin”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Aplikacioni aktualisht ka 1.5 miliardë përdorues aktivë dhe gjatë këtij viti është ndaluar “forward” (transferimi i një mesazhi) në më shumë se 5 përdorues në të njëjtën kohë.