VIDEO/ Vezët e zogjve vibrojnë për të paralajmëruar rrezikun

697
Sigal

Në vend që të ‘qëndrojnë’ të pavetëdijshëm për botën jashtë, vezët e zogjve ose më mirë embrionet brenda tyre kanë një vetëdije të ‘sofistikuar’ për atë që ndodh rreth tyre, tregon 1 studim.

Studimi zbuloi se vezët e pulëbardhave të cilat janë në ngjyrë të verdhë kanë një ndjeshmëri të lartë edhe ndaj rreziqeve kur vendi ku ndodhen nuk ofron siguri. Sikur kjo të mos mjaftonte secila vezë ka aftësinë të transmetojë një mesazh të caktuar tek të tjerat dhe këtë gjë e bëjnë përmes vibrimit.

Shkencëtarët vendosën të monitorojnë një sasi vezësh nga disa pulëbardha të cilat i vendosën nën monitorim pasi iu lidhën edhe një fije të verdhë në këmbë.

 

 

Për të provuar nëse vezët në një fole mund ta ndiejnë rrezikun ose jo, studiuesit krijuan një situatë të rrezikshme fiks ku ndodheshin ato dhe dalluan se në tentativë për të paralajmëruar rrezikun këta zogj edhe pse ende në vezë të pa çelura filluan të vibronin brenda tyre. madje për të vërtetuar këtë gjë ata bënë edhe një filmim në video.