VIDEO/ Qyteti i humbur ku shtëpitë ndërtohen me shishe plastike

479
Sigal

Një projekt unik i komunitetit në lagjet e varfra ‘Kampala’ synon të ndalojë jo vetëm varfërinë, por të përmirësojë mjedisin e saj të shkatërruar me ndihmën e të rinjve të saj.

Shpërdorimi i gjërave është i zakonshëm pasi edhe njeriu është krijuar i tillë dhe nuk mund të shmanget kjo gjë por përsëri mund të përdoret për një moment të dytë diçka e hedhur në atë që quhet riciklim.

Qyteti i humbur është në një zonë të varfër në Kamwokya pjesë e Kampala. Ku sot në këtë vend çdo mbeturinë e hedhur kthehet në shtëpi të re për 10,000 persona.

Duke përdorur baltë dhe mbeturina plastike krijohen shishe të cilat pasi mbushen kthehen në tulla për ndërtimin e shtëpive të reja për vendasit. Në këtë vend asgjë nuk shpërdorohet por riciklohet.

Çdo shishe përmban afërsisht rreth 200 qese plastike në brendësi të saj duke eliminuar kështu rreth 6 milionë qese plastike nga qarkullimi.

Për vendasit ky aktivitet është shndërruar në një burim të mirëfilltë fitimi pasi duke ndërtuar këto shtëpi ata marrin edhe një pagesë ekstra për punën e kryer çfarë edhe i ndihmon ata të paguajnë kostot e fëmijëve dhe të familjes.bbc.com

Image