VIDEO/ Mbipopullim i krapit aziatik në SHBA, institucionet marrin masa

801
Sigal

Krapi aziatik është një problem serioz, dhe Kentaki po bëhet përherë edhe më krijues në trajtimin e specieve pushtuese.

Për të treguar se sa keq është situata, departamenti i Peshkut në Kentaki dhe i Burimeve të Jetës së egër përdori varka me motor uji për të trullosur krapin në mënyrë që ata të notonin në sipërfaqe sepse e kanë këtë karakteristikë që dalin në sipërfaqe në momentin kur dëgjojnë zhurmën e motorrit të barkave.

Video tregon një numër të madh të këtyre peshqve që hidhen përmes ujit në Digën Barkleit të Martën pasi dëgjojnë zhurmën e motorit të barkës.

Ekspertët që praktikuan këtë gjë tregojnë se ata nuk i dëmtojnë këta peshq aspak thjesht i mbledhin dhe i nxjerrin në shitje në treg.

Por megjithatë ekspertët mendojnë se duhet të ndërmerren masa pasi situata është kthyer në ekstreme numri i tyre është përtej normës dhe duhet të minimizohet./cnn.com