VIDEO/ Kur njerëz e makineri punojnë me shpejtësi skëterrë

570
Sigal

E kishit menduar se një makineri punon me një shpejtësi 4 fish më shpejt se një njeri?

Normalisht edhe me pak ndihmë nga njeriu krijohen gjëra vërtet të bukura dhe në seri madje edhe identike midis tyre.

Po ka edhe njerëz që sfidojnë vetë makineritë në aftësitë e tyre për të punuar me ritme të shpejta si rasti i këtij burri Indian i cili në filmim është duke shkruar në një makinë shkrimi por ama me ritme marramëndëse.

Është po ashtu i rrallë momenti i krijimit të një kapeleje përmes një makinerie dhe mjaftojnë vetëm pak sekonda për ta ndërtuar atë. Apo mënyra si ndërtohet një çadër kundër shiut si edhe mënyra se si stampohen lulet në një seri pirunësh janë vërtetë pamje të rralla realizuar në një video ku janë përmbledhur disa nga momentet më interesante.

Po për një tastierë kompjuteri e dinit se numrat dhe germat apo edhe simbolet në të ndërtohen përmes lazerit?

Apo mënyra si krijohen kukullat barbi në seri është me të vërtetë unike në ritme ekstremisht të shpejta.

Ngjitësat, kremastarët, xhinset etj.