Sigal

Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) është luajtur ndeshja e parë e tenisit.

Astronauti Andrew Feustel ka luajtur tenis me inxhinierin e fluturimit të NASA-s dhe inxhinierin e fluturimit të Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Ata kanë dëshmuar se mungesa e gravitetit për të zhvilluar një lojë tenisi, nuk është një problem serioz.

Ndeshja e parë hapësinore e tenisit u transmetua në tokë me ndihmën e projeksioneve 3D.

Astronautët përdorën raketa më të vogla për të goditur topin mbi rrjetën e fushës së improvizuar në ISS. Dhe për shkak të mungesës së gravitetit, ata e goditën topin edhe nga dyshemeja.

Përgatitja e kësaj ngjarjeje ka filluar që në dhjetor të 2017-s.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=8tWdytFse7Q