Vendoset në Amsterdam skulptura që tregon varësinë ndaj celularëve

125

Ne jetojmë në një epokë në të cilën shumica e ditëve kalohen në shoqërinë e telefonave tanë celularë, duke kaluar nga postimet në mediat sociale në mesazhe të ndryshme.

Dikush mund të besojë se ky është një veprim stimulues i intelektit, por nuk është gjithmonë kështu.

Duket se ne preferojmë më shumë ta kalojmë kohën tonë në celularët tanë sesa të bisedojmë me të dashurit tanë.

 

 

Obsesioni ynë me teknologjinë, i kuptuar si telefonat inteligjentë, PC, televizorët dhe gjithçka që përmbajnë, po del jashtë kontrollit dhe shpesh ndikon në marrëdhëniet tona me njerëzit përreth nesh, përfshirë familjen dhe miqtë.

Kjo është një gjendje relativisht e re, objekt studimi nga shkencëtarët dhe artistët bashkëkohorë. Gali May Lucas është një artist britanik i cili këtë vit, së bashku me skulptoren, Karoline Hinz, krijoi një seri skulpturash që përshkruan njerëzit të përqendruar në celularët e tyre dhe me fytyra të ndriçuara nga vetë pajisjet. Instalimi titullohet “Absorbuar nga drita”.

Artisti shpjegon se dëshironte të krijonte diçka në të cilën të gjithë mund ta njihnin veten. Nëse ndodheni në Amsterdam këto ditë, mund ta shihni instalimin para muzeut, Hermitage!