‘Vajza që qan në kufi’ shpallet FOTO-ja më e mirë në media për 2019

611
Sigal

Janë shpallur fituesit e konkursit World Press Photo 2019, të përzgjedhur nga më shumë se 78,000 fotografi të marra nga 4,738 foto-reporterë, shkruan sot BBC.

Imazhi fituese është ai i shkrepur nga John Moore duke treguar një fëmijë të vogël Honduran Yanela Sanchez duke qarë pasi ajo dhe nëna e saj, Sandra Sanchez, janë vënë nën arrest nga zyrtarët e kufirit amerikan në McAllen, Teksas, SHBA.

Fotoja u mor në qershor të vitit 2018 dhe është titulluar “Vajza që qan në kufi”.

Moore, një fotograf i kalibrit të lartë për Getty Images, tha: “Unë mendoj se ky imazh preku zemrat e shumë njerëzve, ashtu si edhe zemrën time, sepse ajo humanizon një histori më të madhe.

“Kur sheh fytyrën e Yanelas e cila nuk është më shumë se dy vjeçe, vërtet e kupton frikën e këtyre njerëzve në përpjekjen e tyre për të kaluar një kufi gjatë natës”.

Pasi fotografia u pa në të gjithë botën, Dogana e SHBA dhe Mbrojtja Kufitare konfirmuan se Yanela dhe nëna e saj nuk ishin midis mijëra nënave me fëmijë që ishin ndarë nga zyrtarët amerikanë.

Pesë foto të tjera u emëruan si finaliste në garë, të paraqitura më poshtë:

Viktimat e një sulmi të dyshuar gazi, gjatë trajtimit në Ghouta Lindore, nga Mohammed Badra

Image

Akashinga – Guximtarët, nga Brent Stirton

Image

Zhdukja e Jamal Khashoggi, nga Chris McGrath

Image

Të qenit shtatzënë pas ndalimit të FARC-së për fëmijë, nga Catalina Martin-Chico

Shtatzënitë e mëparshme të Yorladis u ndërprenë gjatë viteve të saj si një guerilase për Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), grupi më i madh rebel në Kolumbi.

Image

Djali i Almajiri-t ,nga Marco Gualazzini

Image