Ballina Kuriozitete Ujë dhe kopër për të detoksifikuar trupin dhe humbur shumë kile

Ujë dhe kopër për të detoksifikuar trupin dhe humbur shumë kile

2754
Sigal

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, e cila do t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilet e tepërta, për të detoksifikuar trupin dhe për të rritur fuqinë e metabolizmit. Në një kohë që obeziteti është kthyer në një problem të madh botëror, është shumë e rëndësishme gjetja e zgjidhjeve për këtë problem. Humbja e kileve të tepërta nuk është aspak e lehtë, por jo e pamundur.
“Është shumë e rëndësishme të kuptoni që ndërkohë që stërviteni intensivisht të zgjidhni me kujdes edhe ushqimin që hani”, ka treguar Dr.Joseph Mercola, një nga ekspertët më të njohur të shëndetit në Amerikë.
Prandaj ai rekomandon edhe përdorimin e kësaj recete mjaft të thjeshtë, por që do t’ju ndihmojë shumë në luftën tuaj me peshën.
Përbërësit:
Një litër ujë;
2 lugë gjelle me fara të koprit;
Përgatitja: 
Vendoseni litrën e ujit për të zierë. Shtoni 2 lugë gjelle me farat e koprit dhe fikeni sobën. Lëreni të ftohet dhe më pas pijeni.