U zbulua në qytetin e Davidit, një vulë 2.600 vjeçare nga Mbretëria e Judesë

127

Një vulë 2.600 vjeçare nga Mbretëria e Judesë, me mbishkrimin “Nathan-Melekut, Shërbëtor i Mbretit” u zbulua kohët e fundit në Qytetin e Davidit.

Vula u deshifrua nga Dr. Anat Mendel-Geberovich i Universitetit Hebraik të Jerusalemit dhe Qendrës për Studimin e Jerusalemit të Lashtë.

“Megjithëse nuk është e mundur të përcaktohet me siguri të plotë se Nathan-Meleku i përmendur në Bibël ishte në fakt pronari i vulës, është e pamundur të injorohen disa nga detajet që i lidhin së bashku”, tha Mendel-Geberoviç .

Deklarata vëren se emri Nathan-Melek shfaqet një herë në Biblën hebraike, ku ai përshkruhet si një zyrtar në oborrin e mbretit Josia.

Vula prej argjile, së bashku me artefakte të tjera, u zbulua brenda një ndërtese publike që u rrëzua gjatë shkatërrimit të Tempullit të Parë dhe u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike të parkimit Givat në Parkun Kombëtar të qytetit të Davidit në Jerusalem.

Gërmimi u krye nga arkeologë të Autoritetit të Antikve të Izraelit (IAA) dhe Universitetit të Tel Avivit (TAU).

“Meqë shumë nga vulat e njohura nuk kanë ardhur nga gërmimet arkeologjike por nga tregu i antikuarëve, zbulimi i këtyre dy objekteve në një kontekst të qartë arkeologjik është shumë emocionuese”.

“Ata i bashkohen vulave dhe pullave që mbanin emra të shkruar në shkrimin e lashtë hebraik, të cilat u zbuluan në gërmimet e ndryshme që janë kryer në qytetin e Davidit deri më sot.

Këto artefakte vërtetojnë sistemin e zhvilluar të administratës në Mbretërinë e Judës dhe shtojnë informacione të konsiderueshme për kuptimin tonë të statusit ekonomik të Jerusalemit dhe të sistemit të tij administrativ gjatë periudhës së Tempullit të Parë, si dhe informacione personale për zyrtarët dhe administratorët më të afërt të mbretit që jetuan dhe punuan në qytet”.

Ata shtuan se zbulimi ndihmon në krijimin e një dritareje të re të kësaj epoke.

“Zbulimi i një ndërtese publike si kjo, në shpatin perëndimor të qytetit të Davidit, ofron shumë informacion rreth strukturës së qytetit gjatë kësaj periudhe dhe madhësisë së zonës së saj administrative”, thanë ata.

“Shkatërrimi i kësaj ndërtese nga zjarret, me sa duket gjatë pushtimit babilonas i qytetit 586 pes”.