Turistët në “Tajlandën e Shqipërisë”

116

Në veri të Shqipërisë, në zemër të alpeve, shtrihet Lugina e Kirit. Një zonë e paeksploruar dhe një natyrë e virgjër që ka tërhequr vëmendjen e turisteve Shqiptarë dhe sidomos të huajve.  Për të shijuar këto bukuri të rralla, duhet të udhëtosh nga Komani për rreth dy ore me varkë drejt asaj që është pagëzuar si “Tajlanda e Shqipërisë”.

Për ata që kalojnë gjithë kohën në punë dhe telefoni u është kthyer në stres, Lugina e Shalës është vendi perfekt pasi nuk ka as valë telefoni dhe as internet. Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zones,ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

Prej rreth dy vitesh, gjallëri zones po i jep “Festa e lumit të Shalës” e organizuar nga operatorët turistik të zonës dhe EkoMendje, e cila mbledh qindra të rinj, në ditën që shënon hapjen e sezonit.