Tradita japoneze e gatimit me helm

586
Sigal

Banorët vendas të Amami Oshima, një ishull i largët japonez, korrin dhe hanë cycad (lloj pishe)-një lloj bime e cila ngjan si një palmë por ama që është aq helmuese sa edhe mund të jetë vdekjeprurëse për një njeri dhe kjo për arsye se frutat janë të mbushura me helm.

Gjatë viteve, banorët e ishullit kanë zhvilluar një mënyrë për të hequr toksinat nga kjo bimë dhe tani e përdorin atë për të bërë gjithçka nga makaronat e deri tek ëmbëlsirat.

Gjatë pushtimit amerikan të Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore, populli i Amamit nuk kishte qasje në kontinent dhe u godit nga zia e bukës ndërsa resurset u zvogëluan.

Çelësi i vetëm që ata kishin në ishull ishte cycadet-kështu, nga nevoja, ata duhej të zbulonin mënyrat e heqjes së helmit për ta bërë këtë bimë të sigurt për ushqim dhe konsum.

Sot, praktika e gatimit me cycad jeton si një traditë e çmuar – një mënyrë që njerëzit e Amamit të mos harrojnë kurrë historinë e tyre dhe të nderojnë paraardhësit e tyre me këto metoda gatimi tradicionale./F.H