Thornham Staithe: Një bregdet magjik i ‘kapur’ në foto

518
Sigal

Një fotograf i pasionuar pas peizazheve ka treguar se si është tërhequr për të kaluar më shumë se 10 vjet duke kapur një skenë “magjike” në bregdet.

Punonjësi i pastrimit Gary Pearson tha se ishte fiksuar me Thornham Staithe, në Norfolk.

Nga Dritat e Veriut në kafshë të egra dhe anije të vjetra të peshkimit, 51-vjeçari ka fituar më shumë se 4,000 miq në Facebook ndërsa fotografon “pamjen e tij gjithnjë në ndryshim”.

Tani ai ka grumbulluar imazhet e tij të preferuara të kapura në atë zonë, ose kodër siç njihet ndonjëherë, një zonë me kënetë të egër të hapur mbushur me zogj.

Magjia e Dritës së Hënës është një nga arsyet e shumta pse Gary Pearson ka rënë në dashuri me Thornham Staithe

Filloi kur kapi skenën e dritës së hënës shpejt pasi u shpërngul nga Bostoni, në Lincolnshire.

Ai tregon se gjatë një mbrëmje të veçantë kishte marrë kamerën e tij me vete dhe duke parë që sa vinte edhe zmadhohej apo dukej edhe më shumë ndaj edhe ai filloi të lundrojë me barkën e tij drejt kodrës për ta parë edhe më qartë atë.

“Është mënyra ime për t’u arratisur nga vrulli i jetës së përditshme një vend i rehatshëm ku mund të ulem dhe ku mund të shijoj pamjet magjike ndërkohë mund edhe të argëtohem duke ‘fiksuar’ gjithçka në fotografi”, tha zoti Pearson.

Pastaj u kthye në të njëjtin vend në një zonë me bukuri natyrore të jashtëzakonshme të nesërmen në mëngjes.

“Sa më shumë shikova, aq më shumë kuptova se çfarë e bën kaq të veçantë këtë vend vërtet magjik”.

“Në momentin e parë që shfaqet një stuhi unë jam me kamerën time gati për të shkrepur një fotografi”, tha Gary Pearson.

Image“Kam filluar të bëj fotografi kur isha gjashtë vjeç me një aparat brownie dhënë nga gjyshi im”, tha Gary Pearson