Testohet për herë të parë në botë gjallesa hibride

286

Është provuar krijimi i rastit të parë të gjallesave hibride majmun plus derr në botë dhe qëllimi përfundimtar është rritja e organeve njerëzore te kafshët dhe më pas transplantimi i tyre në pacientë që do të kenë nevojë.

Këtë herë dhe për herë të parë në botë, bëhet fjalë për dy derra të vegjël të cilët erdhën në jetë si rrjedhojë i një miksimi me majmun.

Lindja e tyre u zhvillua në Laboratorin shtetëror të Qelizave Stem dhe Biologjisë Riprodhuese në Pekin dhe për të raportuar lajmet është ‘ Shkencëtari i Ri’. Krijesat lindën të gjalla, por vdiqën brenda një jave duke mos çuar deri në fund provën.

“Ky është rasti i parë i hibrideve të majmunëve në botë”, thotë Tang Hai, i cili drejtoi eksperimentin, qëllimi përfundimtar i të cilit është pikërisht rritja e organeve njerëzore te kafshët pastaj për t’i transplantuar në pacientë.

Por rezultatet tregojnë se ka akoma një rrugë të gjatë për të arritur këtë qëllim, pranojnë studiuesit. Dhe sigurisht do duhen vite të tëra pune, prove dhe impenjimesh për të mbërritur synimin e kërkuar.