Sigal

Kontrollimi i celularit tuaj para se të flini mund të prishë gjumin tuaj. Gjatësia e valëve të shkurtra, ndriçimi blu i ndezur i pajisjes suaj rrit vëmendjen gjatë ditës, por gjatë natës drita mund të pengojë prodhimin e melatoninës, e cila ju ndihmon të flini gjumë.

Për të shmangur këtë, bëjeni zakon të mos përdorni telefonin tuaj për të paktën 30 minuta para se t’i mbyllni sytë. Por ka edhe më shumë shqetësime. Kur jeni zgjuar, një zhurmë e vetme dhe e vogël e një njoftim të ri në telefonin tuaj mund të dobësojë aftësinë tuaj për t’u përqëndruar në një detyrë më të rëndësishme: të flini.

Duke e lënë mënjanë telefonin tuaj kur jeni vetëm – në vend që të merreni me atë për të luajtur lojëra – mund t’ju ndihmojë të frymëzoni dhe të keni ide krijuese. Disa njerëz shpenzojnë më shumë se pesë orë në ditë, duke shtypur, dhe kontrolluar çdo gjë në rrjetet sociale. Nga kjo vjen dhe dhimbja e dorës, e cila shkaktohet nga mbajtja e bërrylit tuaj në një kënd ekstrem, jo normal për dorën.

Shumica e telefonave celularë janë të mbushur me mikrobe – dhjetë herë më shumë se ato që do të gjeni në shumicën e tualeteve. Fshini telefonin tuaj çdo ditë me një pako facoletash antibakteriale. Telefoni juaj mund t’ju ndihmojë të jeni më të shëndetshëm. Në një studim të personave që ishin mbipeshë, ata që përdorën një aplikacion smartphone për të rregjistruar marrjen e ushqimit ishin shumë më të zellshëm sesa ata që i shkruajtën kaloritë në një bllok.