Të lodhur nga vapa përvëluese, zbuloni strategjitë si ta përballoni

373

Jemi në stinën e verës dhe vapa është një nga problemet më kryesore.

Ka nga ata që e përballojnë më së miri por dhe nga ata që vuajnë prej saj.Por ilaçi më i mirë kundër nxehtësisë së vapës, të paktën në ambient të mbyllura është ajri i kondicionuar.

Por jo të gjithë e kanë. Atëherë? Ja cilat disa këshilla se si ti mbijetosh vapës me humor të mirë.Kondicioneri është zgjidhja e parë por edhe ai duhet të përdoret në mënyrën e duhur  për të shmangur sëmundjet e frymëmarrjes apo lëkurës.

Një tjetër mënyrë dhe shumë efikase është të mbani të freskët  dhomën duke mbyllur grilat, sidomos në anën e ekspozuar ndaj diellit. Për gatim zgjidhni gatime që bëhen shpejt dhe shmangni furrën.Një dush është një mënyrë  tjetër e mirë për t’u qetësuar, madje disa herë gjatë ditës.

Uji është miku i madh i ditëve të nxehta. Pirja është e dobishme dhe e nevojshme, por në mënyrën e duhur.

Zgjidhni pijet e duhura: i thoni po ujit, natyral ose me gaz. Ndërkohë, u thoni jo pijeve të gazuara dhe me sheqer, pasi ju bëjnë më të etur dhe përmbajnë shumë kalori. Sportet në natyrë nuk janë të këshillueshme, përveç në orët më të freskëta të ditës.

Megjithatë, pak lëvizje është e nevojshme: aktivizon qarkullimin e gjakut, na mban aktiv dhe ndihmon në humorin e mire. Së fundmi veshja luan një rol themelor në perceptimin e nxehtësisë.

Zgjidhni ngjyrat e lehta, të cilat pasqyrojnë dritën dhe nxehtësinë, dhe nëse duhet të dilni në diell, mos harroni një kapelë dhe syze.