Të dehur hyjnë në qytet me tank

606
Sigal

Një shtetas polak së bashku me një mikun e tij vendosën të merrnin makinën e veteranëve të luftës, një tank për një shëtitje sipas tyre ‘interesante’.

Një video tregon momentin kur 49-vjeçari sulmoi një rrugë në qytetin Pajeczno në Poloninë qendrore. Burrat u shfaqën të qetë, ndërsa vozitnin mes një turme njerëzish që në dukje ngjanin sikur argëtoheshin.

Policia vendase, arrestoi 49-vjeçarin, i cili më vonë u konfirmua se ishte në gjendje të dehur. Policia e largoi tankun drejt vendit të përcaktuar duke thirrur në timon një veteran i cili kishte edhe licensë për drejtimin e këtij lloji mjeti.

Nuk është e qartë kur ka ndodhur incidenti, por videoja është postuar në YouTube më 14 qershor, ku është parë më shumë se 34.000 herë.

Komentuesit në video filluan të bënin dukshëm humor dhe ironi ku disa prej tyre shkruanin se ‘Ky person nuk është aspak i dehur pasi e drejton mjaft mirë tankun dhe ecën vetëm drejt’. Të tjerë thoshin po ashtu se qeveria ‘me siguri do të mund ta përballojë koston e prishjes së rrugës’.

Image