Studiuesit zbulojnë arsyen se përse kaq shumë lloje bretkosash janë zhdukur…

574
Sigal

Deri në vitin 1990, rastet e zhdukies së pashpjegueshme të këtyre bretkosave po shtoheshin.

Fillimisht nuk u dha asnjë shpjegim por tanimë dihet se shkaku është ai i një sëmundje masive që ra te këto gjallesa.

Studimi i botuar në revistën ‘Shkencë’, zbulon numrin global të specieve amfibe të prekura.

Të paktën 501 lloje kanë rënë pre e këtyre sëmundjeve, dhe 90 prej tyre janë konfirmuar ose besohet të jenë zhdukur.

Kur biologët fillimisht filluan të hetojnë zhdukjet misterioze të llojeve, ata nuk patën as mundësinë t’i shpjegonin ato pasi rëniet ishin me ritme të shpejta dhe drastike.

Zbulimi i parë i madh erdhi në vitin 1998, kur një ekip shkencëtarësh australianë i udhëhequr nga Lee Berger zbuloi kërpudha amfibike chytrid.

Hulumtimi i tyre tregoi se ky patogjen i pazakontë ishte shkaku i zhdukjes së bretkosave në pyjet e Australisë dhe Amerikës Qendrore.

Pas viteve të hulumtimit të përpiktë, biologët kanë mbushur shumë pjesë të enigmës. Në vitin 2009, hulumtuesit zbuluan se si kërpudha chytrid vret bretkosat.

Në vitin 2018, gadishulli Korean u identifikua si burimi i mundshëm i linjës më vdekjeprurëse të kërpudhave Chytrid dhe shpërndarja anembanë botës e këtyre amfibëve mund të shkaktojë dëme të mëdha anembanë botës.

Vlerësimet e hershme sugjeruan se rreth 200 specie ishin prekur. Studimi ynë i ri zbulon se totali është për fat të keq shumë më i madh: 501 lloje janë prekur dhe 90 konfirmohen ose dyshohen se janë zhdukur plotësisht.