Sigal

A i përkisni kategorisë së “nënave të mërzitshme”? Atyre nënave ‘pak rigoroze, pak ushtarake’, sepse pretendoni se fëmijët duhet respektojnë rregullat dhe përgjegjësitë? Atyre nënave ngacmuese që gjithmonë kanë një mijë pyetje për të bërë, një rekomandim për gjithçka? Epo, nëse i përkisni kësaj kategorie dhe nganjëherë ndiheni fajtore duke menduar se jeni shumë e rreptë, mos e bëni më! Një ditë, kur ata të jenë rritur, do t’ju falënderojnë dhe për ashpërsinë dhe për ato rekomandime që do të kenë një kuptim dhe një dobi të çmuar.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Essex, Angli, fëmijët e nënave më të rrepta kanë më shumë gjasa të arrijnë sukses profesional dhe të përmbushin veten. Për të arritur këtë përfundim, hulumtuesit vëzhguan jetën e 15,500 fëmijëve të moshës 13/14 vjeç për një periudhë prej rreth 6 vjetësh. Ata gjetën se shumica e djemve që dëshironin të vazhdonin studimet dhe të kërkonin një karrierë të shkëlqyer kishin një nënë më të rreptë.

Përparësia e të qenit një nënë e rreptë ishte e dukshme para së gjithash tek vajzat të cilat gjatë periudhës së vështirë të adoleshencës jetonin feminitetin e tyre në një mënyrë më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme. Përfitimet për djemtë, janë të qarta rreth moshës 20 vjeçare.  Përfitimet janë vërejtur jo vetëm në vendin e punës, por në të gjitha fushat e jetës.

Përkundrazi, djemtë që kishin marrë një arsimim më pak të ashpër, më të lirë dhe më liberal, kishin arritur qëllime më pak të rëndësishme dhe kishin treguar vështirësi më të mëdha në marrjen e përgjegjësive që përfshinte mosha madhore. Kjo ndodh kur djemtë marrin gjithçka me lehtësi, pa pasur nevojë për të sakrifikuar. Përgjegjësia dhe fryma e sakrificës janë mësime shumë të rëndësishme për t’u mësuar. Nëse vazhdojnë studimet apo jo, ato janë thelbësore për t’u përballur më mirë me jetën.

Në përfundim, nëse fëmijët tuaj ju akuzojnë se jeni “nëna të mërzitshme”, ndjehuni krenare që të jeni kështu: një ditë ata do të jenë njerëz të ndërgjegjshëm dhe të pavarur.