Stresi i mëngjesit ju shkatërron ditën dhe kujtesën, çfarë duhet të bëni

1248
Sigal

Të zgjoheni  të mbushur me stres mund të ndikojë në të gjithë ditën tuaj në fakt mund të të shkatërroj të gjithë punën.

Duke u përqëndruar në idenë sesa stresuese do të jetë dita  mund të ndikojë edhe në përqëndrimin tuaj dhe për pasojë mund të bëni edhe gabime, sidomos kur jeni në punë.Në një përfundim të tillë ka arritur qendra e shëndetit në Universitetin e Pensilvanisë.

Studiuesit zbuluan se kur zgjohemi  duke e perceptuar ditën steruese bëhemi më pak interaktiv ndikohet edhe memoria.

Në studim u morën  rreth 240 persona.Për dy jave ata iu përgjigjën shtatë herë në ditë pyetjeve që i vinin në smartfon.

U vu re stresi që ata kishin në mëngjes ndikonte në memorien dhe në punën e të gjithë ditës. Studiuesi i kërkimit Martin Sliwinski u shpreh se memoria në punë  mund të ndikojë në shumë aspekte sidomos tek më të moshuarit. Shkencëtarët provuan se nëse zgjohemi me humor jo  të mirë ne stresohemi duke ndikuar në të gjithë ditën tonë.

Një tjetër kërkues i studimit u shpreh se humanët kanë aftësinë të mendojnë dhe të parashikojnë atë çka do të ndodh.

Por ky studim tregon se kjo aftësi mund të ketë efekt negativ tek funksionet e kujtesës ndonëse ngjarjet stresuese ndodhin apo jo.

Një studim i tillë do të përdoret që të ndihmojë të gjithë ata njerëz që të zgjohen në mëngjes me motivim. Dhe një nga zgjidhjet është meditimi, mjaftojnë 10 minuta në ditë  dhe ju mund të kontrolloni emocionet negative.