Sigal

Sytë nga qielli për të admiruar yjet që bien. Shën Lorenco, e cila njihet masivisht si nata kur bien yjet, ose nata e dëshirave festohet më 10 gusht. Yjet që bien, konsiderohen si lotët e Shën Lorencos. Ata bien gjithnjë në të njëjtën periudhë të vitit, kur fenomeni i rënies së yjeve është më i dukshëm.

Në fakt spektakli qiellor mund të shijohet për shumë ditë, por maksimum i vizibilitetit do të jetë mes 12 dhe 13 Gushtit.

Nga pikëpamja shkencore, fenomeni verifikohet kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me kometën Sëift-Tuttle, e cila lëshon këtë re yjesh teksa bën trajektoren e saj rreth diellit. Këto copa yjesh, duke penetruar më pas me shumë shpejtësi në atmosferën tonë, digjen duke lëshuar në qiell edhe bishtin karakteristik.

Kushtet optimale për t’i vrojtuar më mirë krijohen larg dritave të qyteteve, në gjysmën e dytë të natës, mundësisht në vende të errëta dhe atëherë mund të arrihet të dallohen qindra yje që bien, për qindra dëshira.