Sondazhi shqetësues, ja sa kohë kalojnë të rinjtë me telefon në dorë

616
Sigal

Sipas një studimi më të fundit në Shtetet e Bashkuara, të nxjerrë nga një sondazh me mbi 16 mijë të rinj, adoleshentët shpenzojnë në rrjetet sociale më shumë se 7 orë në ditë.

Studimi është realizuar për herë të fundit në vitin 2015, dhe prej atëherë kjo kohë është rritur me 42 minuta. Studimi nxjerr në pah se teksa janë duke lundruar në rrjetet sociale apo shohin një video në Youtube, të rinjtë edhe shkruajnë SMS apo komunikojnë në What’s up apo Snapchat.

Sipas kërkimeve, ata e kalojnë shumicën e kohës duke parë video në youtube ose duke luajtur lojëra të ndryshme, të shkarkuara në pajisje.

Sidoqoftë studiuesit prentendojnë se koha është relativisht më e gjatë, dhe flasin për rreziqet potenciale nga interneti sikurse ekziston mundësia që të izolohen nga shoqëria, të kalojnë kriza identiteti, të ndihen të paaftë apo të pakënaqur me veten dhe jetën e tyre.