Sigal

Lëkura është organi më sensitiv i lëkurës dhe më i ndikuar nga mjedisi i jashtëm. Pa pasur parasysh sa përpiqemi ta mbrojmë atë, ajo dëmtohet nga dielli dhe faktorë të tjerë mjedisorë. Në raste të tilla kemi nevojë të pastrojmë qelizat e vdekura dhe bashkë me të edhe njollat që krijohen nga sinteza e melaninës dhe zgjidhja më e mirë do të ishte një skrab me limon dhe sheqer. Limoni ka veti të largojë njollat e errëta, të pastrojë lëkurën dhe poret. Sheqeri sjell përfitimet e tij duke vepruar si një agjent i fuqishëm eksfoliues.

Përbërësit:

½ limoni i freskët

½ filxhani sheqer

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë

Pse këta përbërës?

Limoni—është shumë i pasur në vitaminë C dhe zakonisht përdoret për të trajtuar pikat e moshës dhe lëkurën e dëmtuar nga dielli. Ndihmon gjithashtu në largimin e poreve dhe çeljes së ngjyrës së lëkurës.

Sheqeri—ai vepron si një eksfoliues dhe eliminon butësisht qelizat e vdekura në trup, duke përmirësuar cilësinë e lëkurës. Lufton gjithashtu shenjat e plakjes.

Vaji i ullirit—Pastron dhe ushqen thellësisht lëkurën. Ndihmon gjithashtu në luftimin e shenjave të plakjes.

Mjalti– është një antioksidant natyral dhe agjent antibakterial që mbron lëkurën nga dëmtimet e mjedisit, e ushqen dhe e hidraton me efikasitet. Si përgatitet?

Hapi 1: Përzieni së bashku lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në një tas. Mund të shtoni edhe pak vaj ulliri nëse doni trashësi më të madhe.

Hapi 2: Shtoni mjaltin dhe përziejini së bashku të gjithë përbërësit.

Si ta aplikoni?

Për ta përdorur si një pastrim fytyre, masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore për 2-3 minuta. Lëreni të veprojë për 5-7 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Nëse e ndjeni lëkurën shumë të thatë, aplikoni një krem ushqyes.