Sigal

Shkencëtarët janë vënë në kërkim për burimin e një sinjali të shpejtë radioje të ardhur nga hapësira dhe që ndodhet më afër Tokës se çdo sinjal tjetër i ardhur më parë.

Këto valë të cilat kërkuesit i quajnë “valë radioje”, janë kapur duke u përdorur tekonologjia e një nga teleskopëve më të fuqishëm në botë “CSIRO” dhe besohet se vijnë nga një galaksi që vjen 100 milionë vite dritë larg. Edhe “mesazhe” të tjera kanë ardhur nga haspira, por nga distanca shumë të largta në univers, në formën e sinjaleve të cilat puslojnë në milisekonda dhe mund të çlirojnë një energji të njejtë me atë të Diellit.

Elisabeth Mahony, shkencëtare e “Organizatës së kërkimit të Commonwealth-it” thotë se një rast i ngjashëm ka ndodhur disa kohë më parë dhe vinte nga një burim që kërkuesit e fushës e njohin. Pra është e mundur që misteri i sinjaleve të shpejta të radios që vijnë nga kjo distancë e afërt e kozmosit të zgjdhet dhe besohet se mund të vijnë nga jashtokësorë.

Ndërkohë çka është e çuditshme është fakti se këtë vit ka pasur rreth 20 raste të këtyre pulsimeve të fuqishme, gati sa dysfishi i atyre që janë zbuluar që nga viti 2007. Dhe falë teknologjisë së teleskopit “CSIRO” tashmë është e qartë se vijnë nga një galaksi tjetër, larg nga “lagjia jonë galaktike”, gati në anën tjetër të universit.  Sfida e rradhës e shkencëtarëve është të zbulojnë me saktësi vendodhjen dhe burimin e këtyre sinjaleleve, pse jo dhe ti përkthejnë “mesazhet” që po dërgohen.

Image