Si të hiqni njollat e stirolapsit nga rrobat

1162
Sigal

Kur përpiqeni të hiqni njollat nga rrobat tuaja, sigurohuni të merni në konsideratë llojin e rrobave që ju jeni duke pastruar. Për shembull mund të përdorni uthull të bardhë në copat e poliestrës apo najlonit, por nuk mund ta përdorni atë tek të pambuktat apo ato të lirit.

Njollat që mund të bien në rrobat tuaja mund të jenë të llojeve të ndryshme. Një prej tyre është ajo me stilolaps që zakonisht mbani me vete në ndonjë xhep këmishe, që shkarraviteni padashje apo njolloseni me të në ndonjë mënyrë tjetër. Për pastrimin e rrobave nga këto njolla boje stilolapsi, ka disa mënyra të thjeshta.
Për rrobat e bardha nevojitet:
Qumësht- Lagni njollën e rrobave tuaja me qumësht dhe lëreni në të gjatë gjithë natës ose nëse ju duhet për më shpejt, mund ta lini vetëm 30 minuta.
Më pas lajeni mirë me detergjent, për të larguar njollat e bojës së stilolapsit.
Për veshjet delikate nevojitet: 
Një pambuk me glicerinë vendoseni në zonën me njollë, hidhni mbi të pak ujë për të ndihmuar zbehjen e njollave.
Lajeni rrobën tuaj si zakonisht dhe nuk do të ketë më njolla boje të shkaktuara nga stilolapsi.
Përbërësit:

  • Alkool
  • Sodë buke
  • Ujë

Përgatitja:

  • Formoni me këto përbërës një pastë të trashë.
  • Aplikojeni mbi njollë dhe lëreni ashtu për rreth 30 minuta.
  • Më pas lajeni duke e fërkuar mirë me detergjent të zakonshëm.