Si ta kuptoni nëse keni nivele të larta të inteligjencës emocionale?

226

Inteligjenca emocionale është aftësia e individëve për të njohur emocionet e veta dhe të tjerëve, për t’i dalluar ato nga njëra-tjetra, për t’i përdorur informacionet emocionale si udhërrëfyes i mënyrës së menduarit dhe të sjelljes etj.

Por, si ta kuptoni nëse jeni person me nivele të larta të inteligjencës emocionale? Kjo pyetje së fundi është shfaqur në forumin ‘Quora’ dhe, siç duket, ekzistojnë tri mënyra përmes së cilave mund ta kuptoni.

U blini njerëzve dhuratën e përsosur

Kjo do të thotë se i blini njerëzve gjëra që u duhen, që kanë nevojë për to dhe që gjithmonë i kanë dëshiruar.

Mund ta bëni çdo njeri të besojë se keni rënë në dashuri me të

Rrjedhimisht, edhe personi bie në dashuri me ju. Kur keni inteligjencë të lartë emocionale, ju keni vetëdije të plotë për gjërat që një person i vlerëson, për karakteristikat që i shohin si të nevojshme te dashnorët dhe jeni të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e tyre.

E kuptoni një person tjetër më mirë sesa që e kupton ai/ajo veten

I njihni sjelljet e tyre dhe e kuptoni pse dikush i bën gjërat që i bën Çfarë e ka shtyrë t’i bëjë ato dhe kësisoj, shumë njerëz vijnë te ju për këshilla.