Sigal

Thjesht zgjidh elementin e figurës që të bie në sy së pari! Pastaj vjen shpjegimi. Ky test tregon se si u themi njerëzve ‘Të Dua’. Ja përgjigjet e testit.

Shtëpinë

Nëse figura e parë që vutë re në figurën e tërë ishte shtëpia, atëherë për ju shtëpia dhe siguria janë tëjet të rëndësishme.

Ju pëlqen të dilni herë pas here, por nëse doni që me të vërtetë të ndiheni të relaksuar, të restauruar dhe të lumtur ju duhet të shpenzoni kohë në shtëpi të rrethuar nga njerëzit (dhe objektet) që i doni më së shumti.

Ju jeni si mishërimi i gjallë i një batanije të rehatshme me push përpara një zjarri të ngrohtë.

Mënyra sekrete me të cilën thoni “Të dua” është duke ushqyer njerëzit për të cilët interesoheni.

Jeni gjithnjë duke gatuar apo përgatitur diçka, edhe kur nuk keni kohë që t’i përgatitni ato vetë, asgjë nuk ju lumturon më shumë se sa të gjeni një grusht me karamele në çantë për t’ua shpërndarë të dashurve kur uria po i mundon.

Duke i ushqyer ata është mënyra juaj personale për t’u treguar se sa shumë i adhuroni.

Hënën

Nëse figura e parë që shikuat ishte hëna, ju jeni ëndërrimtarë në zemër.

Mund të ndodhë që të shfaqeni si të balancuar dhe përgjegjës, por ndërsa kjo vlen për ju, nuk keni arritur kurrë t’i shprehni ndjenjta tuaja prej një ëndërrimtari.

Ju pëlqen të shkruani, apo të kërceni, apo të vlerësoni artin që të tjerët kanë vendosur të bashkëndajnë me botën. Ana shpirtërore dhe krijuese e botës është ajo që ju frymëzon dhe orienton.

Mënyra sekrete me të cilën thoni “Të dua” është përmes shprehjes artistike.

Ju nuk mund të ndihmoni por të punoni me të dashurit tuaj në çdo pjesë të punës krijuese që keni përcaktuar për të përfunduar.

Nëse është një poezi, ndoshta është e dedikuar për ta. Nëse është një pikturë, ndoshta ju keni ngjrosur barin me të njëjtën ngjyrë si sytë e tyre.

Ju mund të mos vini përreth duke shpallur dashurinë tuaj me zë të lartë, por me anë të krijimeve tuaja, ku e gjitha është e shprehur në ta.

Për ju, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur.

Ujkun

Nëse së pari patë ujkun ju jeni një njeri i apasionuar. Ju jeni lloji i personi që e starton një festë thjesht duke hyrë brenda.

Ju keni një banak të plotë në duar dhe kur miqtë ndalojnë, ata e dinë se mund të gjejnë aty tre vakte të cilat ju i realizoni pa mundim ndërsa jeni duke u treguar atyre për arratisjet tuaja të fundit romantike me të dashurin tuaj.

Mënyra juaj sekrete për të thënë “Të dua” është nëpërmjet prekjes fizike.

Për ju është e pakuptimtë të thoni të dua kur mund ta butësoni dikë në vesh. Në fund të fundit, për ju një kontakt thotë më shumë se fjalët do të mund të thonin ndonjëherë.

Gjestet e vogla, të ëmbla, janë mënyra me të cilën ju i tregoni përsonit që doni se sa vlen ai person për ju.  Sigurisht që nuk e shprehni me lehtësi, por është ajo nuhatja e ëmbël në qafë që shfaq anën tuaj më të butë, më romantike dhe më të dashur.

Pemët

Nëse së pari patë pemët jeni një person që jeni lënduar dikur. Kur vjen puna tek dashuria, t’i hidhni një sy bagazhit tuaj emocional vjen me territorin. Që do të thotë, ju jeni persona emocionalë që i ndjeni gjërat më në thellësi se të gjithë të tjerët.

Kështu, diçka që për një person mund të jetë e papërfillshme, ju mund t’ju pështjellojë për javë dhe muaj të tërë. Ju mbani ende shpresa, por keni qënë djegur dhe kjo shfaqet.

Mënyra sekrete me të cilën ju thoni “Të dua” është duke u shprehur.

Duke u treguar emocionalisht të ndjeshëm me pratnerin tuaj është mënyra juaj më e mirë për të stabilizuar intimitetin e vërtetë, dhe ju e dini këtë.

Ju nuk keni rënë tamam në dashuri deri në momentin që shprehni frikën më të madhe dhe dëshirat sekrete tek partneri juaj.

Mund të duket një gjë e vogël, por edhe pjesa më e vogël e disponueshmërisë emocionale nga ana juaj është një akt i jashtëzakonshëm dashurie.

Fytyrën

Nëse patë fytyrën të parën ju jeni një person që njiheni për të qënit tejet intuitivë ndaj të tjerëve, një person me ëndrra të mëdha dhe që mund të vendosë dhe të realizojë qëllime të mëdha.

Ndërsa të gjithë të tjerët jepen pas detajeve, ju po bashkoni një tablo të madhe që është menduar aq gjatë sa nuk keni nevojë që të shqetësoheni, sepse ju e dini se e gjitha do të shfaqet siç është supozuar.

Jeni një udhëheqës i lindur dhe keni një aureolë qetësie për ta shfaqur këtë.

Mënyra sekrete me të cilën thoni “Të dua” është duke organizuar kohën për të kaluar se bashku.

Mund të duket si e kundërta e romanticitetit, por e vërteta është se për ju nuk ka shprehje më të bukur të dashurisë sesa të shënoni emrin e dikujt në kalendarin tuaj për një kohë dhe vend specifik.

Ju ndodhin aq shumë gjëra gjatë gjithë kohës dhe kur i jepni atij prioritet nuk po i tregoni vetëm që e merrni seriozisht marrëdhënien me të, por po i thoni që e doni dhe nëse ia vlen sa duhet, do ta zbulojë këtë.