Shtatzënia në verë: Si të kujdeseni për veten tuaj

372

Veshje të lehta, ujë sa më shumë, ushqim të shëndetshëm

Ndjesia e asfiksisë, këmbë të tendosura, ënjtje dhe pagjumësi janë vetëm disa nga problemet që mund t’u paraqiten grave shtatzëna gjatë verës.

Janë shumë persona që mendojnë se të qenit shtatzënë gjatë verës sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë, mund të jetë një torturë e vërtetë.

Edhe pse ju duket se kjo kohë e vitit mund të sjellë shumë telashe për gratë shtatzëna, në fakt kjo mund të ketë edhe shumë përparësi në realitet.

Mjafton që të ndërmarrësh masa paraprake dhe atëherë gjithçka do të jetë në rregull. Duhet të keni parasysh një sërë rekomandimesh që do të i tejkalosh shumë më lehtë këtë periudhë.

Evito temperaturat e larta

Temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e gruas shtatzënë. Është e rëndësishme të evitohet një ekspozim direkt dhe i gjatë në diell. Sidomos gjatë valës së madhe të nxehtit gjatë ditës. Është e këshillueshme që të marrin diell në një vend që ka hije, si nën ndonjë pemë apo në çadra.

Po ashtu është mirë të mbahet kapelë ose çka do që ju mundeni për të mbrojtur fytyrën, po ashtu të merrni kremrat e duhura që të mos ju dalin njolla të zeza në trup që janë të zakonshme për gratë shtatzëna për shkak të faktorëve hormonalë.

Hidratimi

Ndjenja e vapës rritet gjatë shtatzënisë, posaçërisht gjatë verës.

Pirja e lëngjeve e më e rëndësishmja e ujit, është fondamentale për hidratimin e trupit. Është e rekomandueshme që të pihen 2 litra ujë çdo ditë.

Ushqimi i shëndetshëm dhe i freskët

Për të mundur lodhjen e ditës është esenciale të fillosh ditën me ushqime të shëndetshme dhe fruta.

Bëj ushtrime

Vera është periudha ideale për të pushuar, por gjithashtu për të realizuar ushtrime të ndryshme për trupin.

Mund të bësh disa ushtrime të lehta në ujë, që mund të ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe lehtësojnë relaksimin e këmbëve të lodhura.

Përdor rroba të lehta dhe këpucë të përshtatshme

Në verë është shumë e rëndësishme që të jemi sa më komod dhe sa më mirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme të mbani këpucë të përshtatshme.