Shpeshherë e ngatërrojnë me burrë, gruaja do rekordin Guinnes për mjekrën më të gjatë

620
Sigal

Një grua ka treguar se si një çrregullim i rrallë e ka bërë atë me një mjekër e madhe dhe shpeshherë njerëzit e ngatërrojnë atë për një burrë.

Allyson Gormley është 46 vjeç dhe mjekra filloi t’i rritej kur ajo hyri në moshën e pubertetit kur ishte nëntë vjeç, por ishte aq e mërzitur nga pamja e saj që ajo kaloi vite duke e hequr mjekrën me dyll.

Vejusha përfundimisht mori guximin për të ndaluar heqjen e mjekrës në nëntor të vitit 2014 dhe thotë se vendimi ka përmirësuar ndjeshëm shëndetin e saj fizik, si dhe vetëvlerësimin e saj.

Në intervistën e saj të parë ndonjëherë, Allyson, e cila bënë një jetë të thjeshtë në Amerikë me furgonin e saj, i tha Metro US: “Unë kam pasur gjithmonë mjekër që prej kur isha fëmijë.”

“Sapo arrita pubertetin mjekra filloi të rritej, si pasojë e sindromës PCOS. Rezistenca e insulinës e shkaktuar nga PCOS më bën të prodhoj më shumë testosteron se sa një grua tipike, pra qime.

Ajo kishte shpresuar të mundte mbajtësen aktuale të rekordit botërore për mjekrën më të gjatë femërore, Vivian Wheeler nga Illinois. Por thyerja e natyrshme e ka mbajtur mjekrën e saj rreth katër centimetra më të shkurtër se Vivien.