Shkrep foton e jetës, shqiponja pasqyruar në ujë bëhet virale

608
Sigal

Një fotograf amator kanadez thotë se ai është lodhur tejmase nga komentet e pa fundme që një video në slow motion e hedhur nga ai mori në rrjetet sociale.

Njëkohësisht shumë komente ai mori edhe për një fotografi të një shqiponje të hedhur në disa grupe fotografish në facebook.

Imazhi i zogut grabitqar i cili është duke fluturuar dhe njëkohësisht imazhi i të cilit është pasqyruar në ujë, është bërë viral.

Fotografia është një nga disa qindra të tjera që z. Biro shkrepi atë ditë.

Imazhi përfundimisht ka marrë vëmendje maksimale dhe shumë media dhe faqe fotografish e kanë marrë atë.

Fotografi amator filloi të fotografonte rreth 10 vjet më parë si një hobi me foto nga më të ndryshmet nga natyra dhe bota e gjallë.

Por ai thotë se ka një dobësi për zogjtë.

“Ka diçka për zogjtë që për mua janë magjepsës”, tha z. Biro.

“Mënyra se si ata gjuajnë, mënyra me të cilën ata ndërveprojnë, ndonjëherë edhe gjërat që bëjnë, do të jenë të gjallë, ashtu si fëmijët. Është e mahnitshme se si do të shihni aspektet e njerëzimit në zogj dhe në përgjithësi kafshët”

Image

Hi everyone, here's a slow motion vid of the Eagle coming across the water at the Canadian Raptor conservancy yesterday. The Eagle was literally flying inches over my head where I was sitting, it was an amazing experience!

Gepostet von Steve Biro am Sonntag, 5. Mai 2019