Shkenca zbulon mrekullinë, ja virusi që shëron çdo lloj kanceri

389

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një virus të ri të ‘stilit cowpox’, që mendohet së mund të shërojë çdo lloj kanceri

Yuman Fong, eksperti amerikan i kancerit drejton eksperimentin që po zhvillohet në një institut të Australisë.

Trajtimi i quajtur CF33, ka arritur t’i tkurrë tumoret tek minjtë, shkruan The Daily Telegraph.

Shkencëtarët po synojnë që ta fillojnë testimin tek pacientet me kancer në gji, por ata mendojnë se i njëjti trajtim mund të funksionojë edhe tek rastet me kancer në mushkëri, fshikëz, stomak, zorrë, etj.

Por përsëri rreziku ekziston dhe kjo nuk do të thotë se trajtimi i suksesshëm tek minjtë do të jetë i suksesshëm edhe tek njerëzit.

Profesori Fong duket të jetë tepër optimist duke u shprehur se metodat tjera që kanë qenë efektive tek minjtë kanë rezultuar të suksesshme edhe tek njerëzit.