Sigal

Një pikturë e artistit britanik David Hockney është shitur për më shumë se 90 milionë dollarë – një çmim rekord botëror për një vepër të një artisti që ende jeton.

“Portreti i një artisti (Pool with Two Figures)” u shit në ankand në Nju Jork për 90,312,500 dollarë, njoftoi shtëpia e ankandeve sipas CNBC. Oferta për pikturën e 1972 filloi nga 18 milionë dollarë dhe me shpejtësi tejkaloi rekordin e mëparshëm mbajtur nga “Balloon Dog”, një vepër nga Jeff Koons shitur për 58 milionë dollarë në vitin 2013.

Piktura e Hockney, e përshkruar nga shtëpia e ankandit Christie’s si një “kryevepër”, u shit në më pak se 10 minuta. Piktura u shfaq vitin e kaluar në një ekspozitë me emrin e artistit, e cila u mbajt në Londër përpara se të mbërrinte në q endrën Georges Pompidou në Paris dhe Metropolitan Muze në Nju Jork. Artisti hoqi dorë nga përfundimi i pikturës në vitin 1971 dhe e përfundoi atë vitin e kaluar, pikërisht natën para se të transportohej në Galerinë Andre Emmerich të Nju Jorkut për ekspozitë.