Sigal

Shumë njerëz frikësohen dhe i kanë neveri zvarranikët, por kjo vogëlushe nuk e ka aspak problem të përkëdheli një gjarpër gjigant.

Ed Taoka nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar se si vajza e tij pesëvjeçare, e patrembur përkëdheli një piton të gjatë katër metra, që e mbante kokën drejt saj.

Mirëpo, shikuesit e videos që u bë virale, nuk e pëlqyen këtë veprim dhe drejtuan kritika për të atin, që i mbanë gjarpërinjtë e lëshuar nëpër shtëpi.