Sekretet që do t’ju ndihmojnë të bëni lidhjen tuaj t’i rezistojë kohës

758
Sigal

Në momente të caktuara, secili prej nesh njeh dikë të veçantë, me të cilin/cilën do të dëshironte që ky raport të zgjaste dhe t’i mbijetonte kohës.

Ndonjëherë duket sikur gjërat marrin të tatëpjetën dhe nuk shkojnë aspak mirë, por mendoni thjesht që këto momente i ndodhin kujtdo. Prandaj nëse doni që marrëdhënia juaj te zgjasë, vërjani veshin këtyre këshillave të vyera.

Jini të vërtetë me njëri-tjetrin.

Nëse ju i fshihni ndjesitë e vërteta partnerit/partneres tuaj, jeni duke dëmtuar rëndë veten.

Jini gjithmonë pozitivë.

Është normale që gjërat të mos shkojnë gjithmonë mirë dhe të mos jenë perfekte. Të gjithë çiftet kalojnë zënka dhe keqkuptime. Jini pozitivë, sepse çdo gjë është kalimtare.

Bisedoni me personin përballë sa herë që të jetë e mundur.

Ne kalojmë kaq shumë kohë në mediat sociale duke komunikuar, por në vend të tyre shpenzojeni këtë kohë duke biseduar, teksa e shihni njëri-tjetrin në sy.

Mësoni t’i doni të metat e njëri-tjetrit.

Ne nuk jemi perfektë, por presim shpeshherë që partnerët tanë të jenë. Mësoni t’i doni dhe kuptoni të metat e secilit. Kështu edhe raporti juaj do të jetë më i bukur.

Mos harroni gjithmonë të festoni së bashku.

Një marrëdhënie e lumtur është ajo ku partnerët festojnë gjithmonë së bashku. Kjo do të thotë që ato mbështesin njëri-tjetrin, ëndrrat, dëshirat dhe pasionet, pavarësisht nëse jemi apo jo dakort.