Sa peshon bebi më i vogël në botë? Zbulojeni…

615
Sigal

Ky është bebi më i vogël që ka lindur ndonjëherë këto vitet e fundit dhe fatmirësisht është gjallë. Foshnja erdhi në jetë me një peshë prej vetëm 268 gram e ndërkohë që këtë muaj u largua nga spitali pasi ishte shtruar që në muajin gusht për tu trajtuar intensivisht. Foshnja më në fund doli nga Spital Keio në Tokio me një peshë tashmë prej 3.2 kg.

Mjekët janë të lumtur sepse në rastet e foshnjave me këtë peshë ka rrezik të madh për jetën. Foshnja ishte kaq i vogël sa mund të mbahej me një pëllëmbë dore të një të rrituri. Në një intervistë nëna thotë: Jam mirënjohëse për ekipin e mjekëve që më shpëtuan foshnjën, të jem e sinqertë nuk prisja që të mbijetonte për shkak se ishte shumë i vogël. Raste të tilla ka pasur edhe në Gjermani, në vitin 2009 lindi një djalë me peshën 274 kile. Ndërsa në vitin 2015 lindi një vajzë me peshë 252 kile.

Fatkeqësisht fëmijët e lindur nën peshën 1 kilogram mund të vuajnë nga problemet në zemër, probleme me frymëmarrjen ose sëmundje infektive për shkak të organeve të pazhvilluara mirë por me trajtimin e duhur, mund të shërohen e të gëzojnë një jetë plot me shëndet.